Fitness Gym Prishtina

Pallati i Rinise dhe Sporteve (ish "Boro e Ramizi") - Prishtine. Tel: +377 45 27 57 57




Klubi i bodibildingut dhe fitnesit “PRISHTINA” në Prishtinë u themelua në Shkurt të vitit 1987.

Themelues i këtij klubi është Idriz Humolli nga Prishtina, njëherit edhe themelues i Bodibildingut në Kosovë, Kampion i shtatëfisht i Kosovës ne bodibilding, autor i dy librave të botuara nga fusha e bodibildingut dhe fitnesit si dhe autor i shumë shkrimeve të botuara në gazetën “Kosova Sport” dhe gazeta tjera.

Nga themelimi e deri më tani në këtë klub kanë ushtruar mbi 38.000 kandidat prej tyre edhe shuma fytyra eminente të strukturave të ndryshme, si artistë, gazetarë, doktorë, politikanë, professor, modele, sportistë të degëve të ndryshme etj.
Ne klub tani ushtrojnë edhe ekipi i basketbollit Sigal Prishtina, klubi i futbollit “Prishtina”, klubi i volejbollit, hendbollit si dhe shumë anëtarë të klubeve tjera të sporteve luftarake (boks, karate, mundje etj).

Klubi aktivitetin e tij e zhvillon në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në një hapësirë të madhe të pajisur me mjete më të sofistikuara dhe më të adaptueshme për të gjitha moshat dhe gjinitë.

Klubi posedon programe speciale për fitnes vetëm për anëtarët e tij, veqmas për femra e veqmas për meshkuj.

Klubi gjithashtu posedon sauna.

    Gym/Physical Fitness Center

   0037745275757

      Youth and Sports Center, Pristina, Kosovo

  Estacionamiento interno, Estacionamiento en la calle

   
Lunes
07:00-23:00
Martes
07:00-23:00
Miércoles
07:00-23:00
Jueves
07:00-23:00
Viernes
07:00-23:00
Sabado
10:00-22:00
Domingo
15:00-22:00


Deje su comentario


Otro en el área



"Relájate... con un clic"